Përkthime të certifikuara shqip gjermanisht në Prishtinë
Mittler ofron shërbime profesionale për përkthime shqip dhe gjermanisht në Prishtinë për dokumente personale, akademike, juridike dhe biznesore. Përkthimet kryhen nga Shkelzen Buqezi, përkthyes gjyqësor i betuar dhe i licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për kombinimin gjuhësor gjermanisht-shqip.
AUSGEZEICHNET
Basierend auf 82 Bewertungen
Gepostet auf Google 
Kristella Nikollbibaj
Sehr freundlicher und professioneller Übersetzer. Alles wurde schnell, zuverlässig und sehr sorgfältig erledigt. Ich bin sehr zufrieden und kann ihn auf jeden Fall weiterempfehlen. Vielen Dank!
Gepostet auf Google 
Faton Emini
Excellent work, down to every detail. They also provided free advice regarding the process I was interested in. A warm and excellent reception!
Gepostet auf Google 
albiona ahmeti
Shërbim shumë profesional dhe korrekt.
Gepostet auf Google 
Dominic
Sehr empfehlenswert.
Bei diesem Mann geht es an erster Stelle um Herz und Leidenschaft, anstatt um Geld.
Sehr fairer Preis.
Gepostet auf Google 
Dion Halili (Dinchey)
Respect 👍
Gepostet auf Google 
Mirsad Maloku
Von der ersten Kontaktaufnahme bis zur Abholung der Unterlagen (die auf eigenen Wunsch erfolgte) lief alles schnell, reibungslos und hochprofessionell. Herr Buqezi verfügt über exzellente Sprachkompetenz, tiefes Fachwissen sowie einen perfekten Sprachstil. Er ist sehr freundlich, zuverlässig und äußerst hilfsbereit. Ich bin absolut zufrieden und von seiner Arbeit vollkommen überzeugt – auch Beratung und Service waren top. Ein Mittler im wahrsten Sinne des Wortes. Ich empfehle ihn von Herzen und mit vollem Vertrauen weiter!
Gepostet auf Google 
BLENDOR KAMERI
Jam n da shum i kenaqur edhe pse nuk mundi te me kryente pun prap se prap me sygjeronte me ndihmonte se ku te shkoja dhe me keshillonte hap pas hapi se qfar te beja . Jam shum i kenaqur dhe shum mirenjohës. Faleminderit shum
Verifiziert von: Trustindex
Trustindex hat bestätigt, dass diese Bewertungen im Google Unternehmensprofil von Mittler - Përkthyes gjyqësor shqip-gjermanisht (Prishtinë) veröffentlicht wurden. Mehr erfahren
Mittler përfaqëson lidhjen ndërmjet njerëzve, tregjeve dhe kulturave – veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe hapësirës DACH. Gjuha është hapi i parë drejt çdo bashkëpunimi të suksesshëm. Mirëpo, kur bëhet fjalë për dokumente zyrtare, nuk ka rëndësi vetëm fjala e saktë, por edhe njohja ligjore e përkthimit. Unë jam Shkelzen Buqezi, përkthyes i betuar për gjuhët gjermanisht–shqip, i licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe themelues i Mittler. Me përvojë shumëvjeçare në përkthimin e dokumenteve juridike, ekonomike dhe administrative, kujdesem që dokumentet tuaja jo vetëm të përkthehen saktë, por edhe të jenë zyrtarisht të njohura – në Gjermani, Austri, Zvicër dhe në Kosovë. Qoftë dokument personal, dëftesë akademike apo kontratë biznesi – te Mittler merrni përkthime të certifikuara që ofrojnë qartësi, saktësi dhe besueshmëri.
Kur nevojitet një përkthim i certifikuar?
Përkthimet e certifikuara nevojiten kur ju:
- dorëzoni dokumente pranë autoriteteve, gjykatave ose universiteteve në Gjermani, Austri, Zvicër ose Kosovë;
- dëshironi të punoni, studioni ose martoheni jashtë vendit;
- zhvilloni procedura për vizë, leje qëndrimi ose njohje të kualifikimit;
- paraqisni kontrata, aktgjykime ose ekstrakte nga regjistri tregtar;
- planifikoni themelimin e një ndërmarrjeje ose një investim në Kosovë ose në hapësirën DACH.
Cilat dokumente përkthehen?
Unë ofroj përkthime të certifikuara shqip–gjermanisht dhe gjermanisht–shqip për:
Persona privatë:
- Certifikata të lindjes, martesës, shkurorëzimit, vendbanimit, etj.;
- Dëftesa, diploma, dëshmi studimesh;
- Vërtetime të gjendjes penale dhe të qëndrimit
- Autorizime, dokumente noteriale, testamente, etj.
Persona juridikë / Ndërmarrje
- Ekstrakte nga regjistri tregtar, kontrata të shoqërisë;
- Pasqyra vjetore financiare, bilance, dokumente tatimore;
- Dokumente gjyqësore, kontrata, certifikata;
- Dokumente të projekteve dhe të tenderimit, etj.
Të gjitha përkthimet certifikohen, vulosen dhe nënshkruhen – dhe janë ligjërisht të vlefshme në hapësirën DACH dhe në Kosovë.
FAQ - Pyetje të shpeshta
A është Mittler përkthyes gjyqësor shqip–gjermanisht në Prishtinë?
Po. Shërbimet e përkthimit ofrohen nga Shkelzen Buqezi, përkthyes i betuar dhe i licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjermanisht–shqip në Prishtinë.
A bëni përkthime nga shqipja në gjermanisht dhe nga gjermanishtja në shqip?
Po. Mittler ofron përkthime të certifikuara në të dy drejtimet: shqip–gjermanisht dhe gjermanisht–shqip.
A pranohen përkthimet për përdorim në Gjermani, Austri dhe Zvicër?
Po, përkthimet e certifikuara/gjyqësore të përgatitura nga përkthyes të licencuar në Kosovë kryesisht pranohen për përdorim zyrtar në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Megjithatë, ka raste shumë të rralla kur institucioni pranues mund të kërkojë shprehimisht që përkthimi të kryhet nga një përkthyes i betuar/licencuar në vendin përkatës. Prandaj, rekomandohet gjithmonë të verifikohen paraprakisht kërkesat e institucionit ku do të dorëzohet dokumenti.
A mund ta dërgoj dokumentin online?
Po. Dokumentin mund ta dërgoni fillimisht përmes WhatsApp ose email për vlerësim të çmimit dhe afatit.
Procesi në katër hapa
- 1. Dërgimi i dokumentit – me e-mail ose WhatsApp;
- 2. Pranimi i ofertës;
- 3. Përkthim i certifikuar brenda 1–3 ditëve të punës;
- 4. Pranimi i përkthimit në origjinal, si PDF ose përmes dërgesës postare
Me Mittler, gjuha shndërrohet në besueshmëri dhe siguri
Përkthimet e certifikuara krijojnë qartësi dhe siguri juridike – ato e bëjnë komunikimin zyrtar. Me Mittler merrni përkthime të sakta, të njohura dhe të besueshme. Unë, Shkelzen Buqezi, përkthyes i betuar dhe themelues i Mittler, e garantoj personalisht kujdesin, diskrecionin dhe cilësinë në të cilën mund të mbështeteni.
Na kontaktoni
Ndiqeni Mittler në LinkedIn
Mos i humbisni zhvillimet kyçe në tregun e Kosovës dhe DACH – analiza të freskëta dhe informacione nga terreni.