Ndërmjetësues, këshilltar dhe përkthyes ndërmjet Kosovës dhe hapësirës DACH

Ndërmjetësim, këshillim biznesor dhe përkthime të certifikuara për bashkëpunime ndërmjet Kosovës dhe hapësirës DACH – Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Mittler - Shkelzen Buqezi

Përmes Mittler, kompanisë sime të konsulencës dhe shërbimeve me seli në Prishtinë, unë, Shkelzen Buqezi, ofroj ndërlidhje profesionale ndërmjet Kosovës dhe hapësirës gjermanishtfolëse. Me përvojën time si ndërmjetësues, këshilltar biznesi dhe përkthyes i betuar për gjuhën gjermane dhe shqipe, i mbështes bizneset, investitorët, institucionet dhe individët në projekte, bashkëpunime dhe procese ndërkufitare – nga aktivitetet biznesore dhe punësimi, deri te komunikimi profesional dhe përkthimet e certifikuara.

Shërbimet

Ndërmjetësim në biznes mes Kosovës dhe DACH

Mittler mbështet kompani dhe investitorë në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve biznesore ndërmjet Kosovës dhe hapësirës gjermanishtfolëse – në të dy drejtimet.

Përkthime të certifikuara shqip - gjermanisht

Si përkthyes publikisht i betuar dhe i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe, unë përkthej dokumente me vlefshmëri juridike për ndërmarrje, institucione shtetërore dhe persona privatë.

Si fillon bashkëpunimi?

Hapi i parë është një bisedë orientuese në të cilën shqyrtojmë:

Ndiqeni Mittler në LinkedIn

Mos i humbisni zhvillimet kyçe në tregun e Kosovës dhe DACH – analiza të freskëta dhe informacione nga terreni.

Nach oben scrollen