Ndërmjetësim në biznes mes Kosovës dhe DACH
Këshillim, ndërmjetësim dhe mbështetje praktike për hyrje në tregjet e Kosovës, Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës
Tregu gjermanishtfolës – Gjermania, Austria dhe Zvicra – ofron mundësi të rëndësishme për kompani dhe investitorë nga Kosova. Në të njëjtën kohë, Kosova po bëhet gjithnjë e më interesante për kompani nga hapësira DACH që kërkojnë partnerë lokalë, kapacitete prodhuese, investime apo bashkëpunime të reja. Përmes Mittler, Shkelzen Buqezi mbështet kompani, investitorë dhe partnerë institucionalë në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve biznesore ndërmjet Kosovës dhe hapësirës DACH – në të dy drejtimet: nga Kosova drejt tregjeve të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, si dhe nga hapësira DACH drejt Kosovës.
Për kë është ky shërbim?
Ky shërbim është i përshtatshëm për:
- kompani dhe investitorë nga Kosova që dëshirojnë të hyjnë në tregun gjerman, austriak apo zviceran;
- kompani dhe investitorë nga Gjermania, Austria apo Zvicra që kërkojnë mundësi biznesi, prodhimi apo investimi në Kosovë;
- institucione dhe organizata që kanë nevojë për komunikim të strukturuar ndërmjet Kosovës dhe DACH
Çfarë ofron Mittler?
1. Këshillim strategjik dhe orientim tregu
Hyrja në një treg të ri kërkon më shumë se një ide të mirë. Ajo kërkon kuptim të tregut, vlerësim realist të mundësive dhe një plan të qartë veprimi. Mittler ju mbështet në:
- vlerësimin fillestar të idesë apo projektit;
- orientimin për tregun përkatës në Kosovë ose në DACH;
- identifikimin e mundësive për zgjerim, eksport, investim apo bashkëpunim;
- analizimin e nevojave bazë për hyrje në treg;
- përgatitjen e hapave të parë drejt realizimit.
2. Funksionalizimi i biznesit në tregun e synuar
Shumë kompani kanë nevojë jo vetëm për këshilla, por edhe për mbështetje konkrete në krijimin e strukturës operative në tregun e ri. Përmes resurseve të brendshme dhe në bashkëpunim me partnerë profesionalë, Mittler mund t’ju mbështesë në koordinimin e shërbimeve si:
- themelimi ose regjistrimi i biznesit;
- hapja e llogarisë bankare;
- kontabilitet dhe këshillim tatimor;
- licenca, leje qendrimi dhe leje pune.
3. Ndërmjetësim me partnerë, konsulentë dhe institucione
Për një hyrje të suksesshme në treg, kontakti i duhur është po aq i rëndësishëm sa strategjia. Mittler ju mbështet në:
- identifikimin e partnerëve potencialë;
- krijimin e kontakteve të para biznesore;
- ndërmjetësimin me konsulentë, ekspertë dhe institucione;
- organizimin e takimeve fillestare;
- shoqërimin profesional gjatë fazave të para të komunikimit dhe bashkëpunimit.
4. Komunikim biznesor dhe ndërkulturor
Komunikimi ndërmjet Kosovës dhe hapësirës gjermanishtfolëse kërkon saktësi, qartësi dhe kuptim të pritjeve profesionale të të dyja palëve. Mittler ju mbështet në:
- përgatitjen e emailave, prezantimeve dhe materialeve biznesore;
- komunikimin me partnerë, institucione dhe konsulentë;
- përkthime profesionale dhe të certifikuara;
- interpretim në takime;
- shoqërimin profesional gjatë fazave të para të komunikimit dhe bashkëpunimit.
Si fillon bashkëpunimi?
Hapi i parë është një bisedë orientuese në të cilën shqyrtojmë:
- çfarë synoni të arrini;
- cilin treg e synoni;
- në cilën fazë ndodhet ideja apo projekti juaj;
- cilat shërbime konkrete ju nevojiten.
Na kontaktoni për një bisedë orientuese dhe për të shqyrtuar hapat e parë drejt realizimit të projektit tuaj.
Shërbime të tjera
Përkthime të certifikuara shqip - gjermanisht
Si përkthyes publikisht i betuar dhe i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe, unë përkthej dokumente me vlefshmëri juridike për ndërmarrje, institucione shtetërore dhe persona privatë.
- Kontrata, dokumente gjyqësore, dëftesa, certifikata;
- Përkthime të njohura nga ambasadat, ministritë dhe universitetet;
- Shërbim ekspres me dërgesë digjitale apo postë sipas kërkesës;
Ndiqeni Mittler në LinkedIn
Mos i humbisni zhvillimet kyçe në tregun e Kosovës dhe DACH – analiza të freskëta dhe informacione nga terreni.