Ndërmjetësues, këshilltar dhe përkthyes mes Kosovës dhe DACH - Gjermani, Austri dhe Zvicër

Mittler i mbështet investitorët, bizneset dhe institucionet në ndërtimin e partneriteteve dhe hyrjen e suksesshme në të dy tregjet – Kosovë dhe DACH

Rreth Mittler

Mittler është kompani konsulence dhe shërbimesh me seli në Prishtinë.

Shkelzen Mahmuti, si ndërmjetësues, këshilltar biznesi dhe përkthyes i betuar për gjuhët gjermane dhe shqipe, prej vitesh mbështet kompani gjermanisht-folëse dhe kosovare në projekte ndërkufitare.

Shërbimet

Hyrje e suksesshme në tregun e Kosovës – Këshillim strategjik dhe zbatim praktik

Ende pak i njohur, por plot mundësi: Kosova po shndërrohet në një vend tërheqës për investitorët dhe sipërmarrësit nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Mittlern ju ofron një udhërrëfyes të qartë – nga orientimi fillestar, te kuadri ligjor dhe tatimor, e deri te zbatimi konkret në terren.

Hyrje e suksesshme në tregun e DACH - Këshillim dhe ndërmjetësim

Mittler ofron asistencë profesionale për ndërmarrjet dhe investitorët nga Kosova që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregjet e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës (DACH).

Përkthime të certifikuara gjermanisht–shqip

Si përkthyes publikisht i betuar dhe i licencuar për gjuhën gjermane dhe shqipe, unë përkthej dokumente me vlefshmëri juridike për ndërmarrje, institucione shtetërore dhe persona privatë.

Hyrje në tregun e Kosovës – me mbështetje institucionale

Si partner mbështetës për hyrje të suksesshme në tregun e Kosovës, unë sjell përvojë shumëvjeçare në pikëtakimin mes ekonomisë dhe bashkëpunimit për zhvillim. I njoh mirë kërkesat e institucioneve ndërkombëtare të financimit, por edhe nevojat konkrete të ndërmarrjeve nga vendet gjermanofolëse. Synimi im është të ndërthuren me efekt këto dy fusha – duke siguruar qasje të drejtpërdrejtë në programe mbështetëse të fokusuara te investimet e huaja në tregun kosovar.

Ndiqeni Mittler në LinkedIn

Mos humbisni zhvillimet kyçe në tregun kosovar – analiza të freskëta dhe informacione nga terreni.
Nach oben scrollen